Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Parlamentit ka mbyllur seancën e Kuvendit pasi votoi ligjet në rendin e ditës, por deputetët e opozitës vijojnë të qëndrojnë në Kuvend duke mbajtur fjalën e tyre në foltore. Kjo e fundit transmetohet live në profilet e facebook të Partisë Demokratike.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ftoi socialistët të sensibilizohen të largohen nga Rama, ose ta largojnë këtë të fundit pasi në të kunëdrt historia e PS-së prej 80 vitesh është e destinuar të mbyllet këtë vit.
Monika Kryemadhi: Unë do të lutem nga kjo foltore të gjithë socialistëve të largohen prej tij, sepse ai nuk është PS. Ai është një segment kriminal që rrëmbeu PS-në 11 vjet më parë dhe e tjetërsoi në partinë e krimittë trafikut dhe të mjerimit të Shqiptarëve.
Nga foltorja e Kuvendit i bëj thirrje të gjithë socialistëv të ndershëm edhe atyre pak deputetëve që janë në këtë sallë si përfaqësues të PS-së të sensibilizohen dhe të largojnë Edi Ramën nëse duan ta shpëtojnë atë.
Në të kundërt historia e PS-së prej 80 vitesh është e destinuar të mbyllet këtë vit
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-thirrje-socialisteve-largoni-ramen-ose-ps-e-destinuar-te-mbyllet-kete-vit