Ora News - Mafia e kromit, Gjiknuri: Opozita fushatë shpifjesh, radha ime pas Tahirit dhe Xhafaj

2018-05-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës në turin e llogaridhënies është ndalur në Shushicë të Vlorës nga ku i është përgjigjur dhe akuzave të opozitës mbi situatën në miniera.

Në fjalën e tij, Gjiknuri tha se Komisioni Evropian ka dhënë tanimë vlerësimin pozitiv për çeljen e negociatave duke e kthyer qershorin në një moment kyç.

Sipas tij, duke ditur këtë situatë, opozita ka nisur një fushatë shpifjesh.

Gjiknuri: Duke e ditur këtë, Partia Demokratike është hedhur në një sulm frontal. Duke parë se nuk kanë asnjë shpresë për të bindur qytetarët shqiptarë në alternativën e tyre, kanë filluar një fushatë shpifjesh, sulmesh denigruese ndaj qeverisë. Shkojnë dhe ankohen tek të huajt.

E filluan me ish Ministrin e Brendshëm, e vazhduan me Ministrin aktual të brendshëm, tani po dalin po më sulmojnë edhe mua. Pra, po të shikoni, ata njerëz sulmojnë të gjithë ministrat dhe deputetët kryesorë të Partisë Socialiste, të gjithë njerëzit që kanë një peshë elektorale, që kanë kontribuar për fitoren e PS-së.

Qëllimi i Partisë Demokratike sipas Gjiknurit është thjesht për të krijuar një tymnajë, për të shpifur tek të huajt, me të vetmin qëllim që të sabotohet procesi i integrimit.

Gjiknuri: Por sabotimi i këtij procesi do të thotë më pak investime për qytetarët shqiptarë. Qëllimi është të lihen në mundësi të vështira qytetarët dhe qeveria shqiptare mos ketë shumë mundësira ekonomike.

Megjithatë, Ministri i Energjetikës ka deklaruar se mazhoranca ka angazhimin për të vazhduar reformat dhe se në qershor vendet e BE do ti japin votën pro Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mafia-e-kromit-gjiknuri-opozita-fushate-shpifjesh-radha-ime-pas-tahirit-dhe-xhafaj