Ish-kryeprokurori Llalla mungon sërish në Kolegjin e Apelimit, prokurë nga Turqia për avokatin

2018-05-31 2

TIRANE- Po zhvillohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit seanca e dytë për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili nuk ishte as sot i pranishëm. Seanca e parë u shty për shkak të problemeve që avokati kishte me prokurën dhe faktin që sipas përfaqësuesit ligjor, Llalla nuk ishte njohur me vendimin e Komisionerit Publik. Në seancën e sotme avokati paraqiti prokurën e lëshuar nga Llalla për ta përfaqësuar, ndërsa trupi e pranoi. Prokura për avokatin nga Llalla është lëshuar nga Turqia në datë 28 maj, ndërsa më pas është përthyer në gjuhën shqipe. Llalla ndodhet në Bremen të Gjermanisë prej disa muajsh, ndërsa prokurën e ka lëshuar për avokatin nga Turqia.

Jemi para një akti zyrtar në paraqitjen formale të hartuar në shtetin turk, kemi aktin të hartuar në gjuhën turke, është përkthyer në gjuhën shqipe, akti është i pajisur me vulën apostile sipas Konventës së Hagës. Përmbajtja; Emëroj si përfaqësues ligjor avokatin Sokol Hazizaj, i jap të drejtën për të më mbrojtur apo përfaqësuar para cdo organi gjyqësor.

Në kushtet kur kam marrë dijeni për orën dhe datën e gjykimit ditën enjte 31.5 2019 në orën 1- prapë KPA do të gjykohet në seancë gjyqësore publike cështja nr. 1 e vitit 2018, për ankimin që Komisioneri Publik ka bërë kundër vendimit të KPK për rivlerësimin.

E kam të pamundur të jem i pranishëm apo të paraqitem, si dhe më pas autorizoj caktoj si përfaqësues të posaçëm ligjor avokatit Hazizaj për të më përfaqësues gjatë dhe gjithë gjykimin në mungesën time. Avokatit i njoh të drejtën që të më mbrojë të paraqesë cdo ankesë dhe të grumbullojë prova dhe ti paraqesë ato para KPA.

Vullneti i Llallës për t?u përfaqësuar nga Sokol Hazizaj është deklaruar para një noteri në Turqi nw datw 28.05.2018, në prani në të një përkthyeseje, që ka përkthyer prokurën, sipas përmbajtjes dhe në të njëjtën kohë ky dokument është pajisur me 29.05.2018 edhe me vulë apostile. Trupi arrti në konkluzionin, se avokati i ka tagrat për të përfaqësuar Adriatik Llallën.

Free Traffic Exchange