Report TV - Tensione në Kuvend, Ruçi i ndërpret fjalën Vokshit, opozita bllokon foltoren

2018-05-31 0

Opozita ka vijuar me të njëjtin skenar si në dy seancat e fundit plenare, edhe në seancën e sotme në Kuvend. Me të nisur seanca, ka marrë fjalën deputetja e PD, Albana Vokshi, e cila ka kërkuar të flasë pasi i ka mbaruar koha, por Gramoz Ruçi i ka ndërprerë fjalën.

Kaq ka mjaftuar, që deputetët e opozitës të bllokojnë foltoren, duke marrë peng për të disatën herë punimet e Kuvendit. Kjo ka detyruar kryetarin e Kuvendit, Ruçi, të ndërpresë për pak minuta seancën, ndërsa opozita transmetoi live në 'Facebook' fjalën e plotë të Vokshit.

Javët e fundit, opozita ka krijuar debate të ashpra, deri në bllokim të seancave plenare, por edhe të komisioneve parlamentare, teksa është përqendruar tek akuzat ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke kërkuar dorëheqjen e tij, me pretendimin se vëllai i tij, Agroni, është i implikuar në trafikun e drogës.