Ora News - Dashamir Shehi: Zgjedhjet e parakohshme në kushtet e sotme nuk janë normale

2018-05-30 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndryshe nga LSI, aleati tjetër i PD, Dashamir Shehi thotë se vendi nuk është gati për zgjedhje të parakohshme.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputeti dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi tha se me kushtet e sotme, ku nuk është ndryshuar ligji elektoral, zgjedhjet e parakohshme nuk janë normale.

Ilva Tare: Ka një tezë tjetër, zgjedhje të parakohshme, ju çfarë mendimi keni?

Dashamir Shehi: Çdo opozitë kërkon zgjedhje të parakokshme, do ishte normale.

Ilva Tare: Provokohen dhe nga mazhoranca në këtë rast?

Dashamir Shehi: Unë gjykoj që zgjedhjet e parakohshme pa ndryshuar ligjin elektoral nuk do kishte kuptim?

Ilva Tare: Për të cilin dy partitë e mëdha nuk kanë ndyrshuar

Dashamir Shehi: Deri tani ligji nuk ka lëvizur nga vendi. Duhet ndryshuar ligji elektoral, duhet ndryshuar edhe atmosfera sepse nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme pse po shkojmë?! Se ka një krizë, se ky pushtet nuk meriton të qeverise, atëherë duhet të ndërtojmë njëkohësisht një qeveri tjetër. Një qeveri teknike, ta quajmë antimafie që është ide shumë e bukur. Duan të bashkëpunojnë këta, hajde të bëhet një qeveri e përbashkët që është megjithëmend antimafie.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dashamir-shehi-zgjedhjet-e-parakohshme-ne-kushtet-e-sotme-nuk-jane-normale