Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni BOOM ka sjellë sot një histori të trishtë njerëzore.
Marjol Dokasni është një djalë 23 vjeçar i cili jeton në fshatin Vidhisht te Rroskovecit. Marjoli nuk e ka njohur babain, sepse prinderit e tij u divorcuan kur ai ishte vetëm disa muajsh ndërsa mamaja ka problem të rënda të shëndetit mendor.
Marjol Dokasni: Unë që kur isha i vogël, fosnje fare më la babai vetëm me mamanë dhe më ka marrë në krahë bashkë me dajën dhe më sollën këtu. Unë kam thënë edhe po të më hidhni në kënetë më hidhni, jeta ime kjo është.
Banesa e tyre është një dhomë e vogël të cilën ia ka ndërtuar daja 20 vite me parë. Sapo futesh brenda të erresohen syte, muret janë të nxira në çdo cep të tyre ndërsa tavani mund të bjerë nga momenti në moment.
Marjol Dokasni: Kjo është tualeti! Nuk kemi pasur asnjëherë tualet. Më vjen zor, e mbuloj se nuk dua që të duket.
Pesha që jeta ka vendosur mbi supet e brishta të Marjolit është shumë e rënde, ai duhet të kujdeset për mamanë e sëmure, të sigurojë ushqim për familjen, i shtojmë kesaj faktin që në muajin janar Bashkia e Rroskovecit i ka ndërprerë ndihmen ekonomike .
Marjol Dokasni: Kjo ka qenë jeta ime, me vuatje, halle, probleme, të gjitha?
Gazetarja: Asnjëherë nuk është kujdesuar babi për ty?
Marjol Dokasni: E kam konsideruar të vdekur, nuk është bërë i gjallë për mua. Më ka ndihmuar gjyshja dhe kaq. Kam mundur të pij fotoksinë, ilaç miu, të hidhem në pus?
Gazetarja: Po pse i mendon këto?
Marjol Dokasni: I kam menduar se jeta ime ka mbaruar, nuk kam parë një gëzim. Vetëm kur kam qenë në gjimnaz që më kanë blerë rroba shokët. Duhet të mundohem të punoj të mbaj veten time dhe mamanë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-lotet-e-23-vjecarit-qe-puth-vuajtjen-cdo-dite-shteti-inekzistent