Te rinjte e PD nxjerrin "Narcos de Albania"

2018-05-30 1

Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë zhvilluar një protestë simbolike përpara Ministrisë së Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt. Protesta ka nisur duke prezantuar fillimisht një video-montazh të Fatmir Xhafajt, Saimir Tahirit, grupit të Habilajve dhe Kryeministrit Edi Rama, të cilët i krahasojnë me serialin "Narcos", që flet për jetën e trafikantit Pablo Escobar."Narcos de Albania" është titulluar ky video-montazh, ndërsa pasqyrohen ato që quhen "klanet Xhafaj" dhe "klanet Habilaj". Në krye të tyre, sipas FRPD, qëndron Kryeministri Edi Rama.

Free Traffic Exchange