Ora News - Bashkuan votat me PS, LSI Gjirokastër: Dy këshilltaret nuk janë përjashtuar

2018-05-30 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas zhvillimeve të sotme në Këshillin Bashkiak Gjirokastër, ku dy këshilltare të LSI-së bashkuan votat me PS-në, për të shkarkuar Mimoza Comon dhe zgjedhur në vend të saj Vjollca Kokon, ka reaguar zyrtarish LSI Gjirokastër përmes një deklarate.

LSI distancohet nga jo që ndodhi në mbledhje, duke e konsideruar si shenjë të demokracisë së brendshme në parti.

Sipas LSI-së, Vjollca Koko dhe Monda Kllapi bënë një zgjedhje të tyre personale, por kjo s?i përjashton nga LSI.

Reagimi i plotë i LSI Gjirokastër

Lsi Gjirokastër, e qartë në misionin dhe vizionin e saj, ka treguar gjatë gjithë kohës maturi dhe qetësi përkundër sulmeve që i janë bërë pa ndërprerje. Kjo parti, pavarsisht shpifjeve që hapen vazhdimisht ndaj saj për shkak të frikës që kanë ?të mëdhenjtë?, ka ditur të ruajë orientimin dhe i ka qëndruar besnike qëllimeve të veta. Një nga arsyet se përse qëndron kaq fort përballë partive të tjera që e rivalizojnë është se në ndryshim nga ato, LSI i jep rëndësi të veçantë zhvillimit të demokracisë brenda saj. Tek LSI mendimi ndryshe do të thotë zhvillim. I tillë ishte edhe rasti i ngjarjeve të fundit në Këshillin e Bashkisë Gjirokastër ku dy këshilltare përfaqësuese të LSI kanë marë një venfim personal për të mos mbështetur shumicën e grupit të këshilltarëve të LSI.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lsi-gjirokaster-dy-keshilltaret-qe-votuan-kunder-grupit-nuk-jane-perjashtuar

Free Traffic Exchange