Report Tv - Emigrantët nga Lindja, Kurz-Ramës: Blindoni kufirin, BE mbështetje financiare

2018-05-30 0

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri, ndërsa është takuar me homologun e tij Sebastian Kurz. Pas takimit dy kryeministrat kanë dhënë një konferencë për mediat. Sebastian Kurz deklaroi se Austria mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë, por u shpreh se nuk mund të flasë me siguri për një vendim pozitiv në 28 qershor dhe një datë konkrete për shkak se disa vende janë skeptike nisur nga problemet e tyre të brendshme.

Por tema kryesore e bisedës mes Ramës dhe Kurz ka qenë lufta kundër emigracionit ilegal nga Lindja e Mesme. Kurz u shpreh se BE do të japë mbështetje financiare për Shqipërinë dhe vendet e tjera të BE për të bllokuar rrugën e re që po përdorin emigrantët nga Greqia përmes Shqipërisë për të arritur në BE. Kancelari austriak theksoi gjithashtu se Shqipëria për të luftuar trafikun e klandestinëve do të ndihmohet jo vetëm me ndihmë financiare, por edhe me policë, që të blindohen kufijtë.

Free Traffic Exchange