Report Tv - Debate te ‘Media’, Fidel Ylli: Kryeredaktori i ‘RD’ vajti dhe futi kokën te policia

2018-05-30 2

Opozita ka vijuar strategjinë edhe sot në komisionet parlamentare duke mos lejuar rrjedhën normale. Në Komisionin e Medias kryetarja Albana Vokshi ka rikthyer akuzat ndaj ministrit Xhafaj, ndërsa ka kërkuar që Komisioni të firmosë një deklaratë që dënon dhunën ndaj kryeredaktorit të ?RD? në protestë, që sipas saj ishte e qëllimshme. Por deputetët e shumicës, ndër të cilët Fidel Ylli u shpreh se kryeredaktori i ?RD? nuk ishte në rolin e gazetarit në protestë, pasi vajti dhe futi kokën te policia. Edhe deputetja Milva Ekonomi theksoi se sikur u pa qartë edhe në pamjet e publikuara nga Report Tv, Kasmi ishte protestues aktiv.