Një javë më parë Artan Lame paralajmëroi masa ekstreme për ndërtuesit e pallateve të cilët kanë devijuar lejen e ndërtimit, kanë shitur apartamentet dhe sot nuk kanë më interes për t?i legalizuar ato, duke penalizuar qytetarin.
Sot, kreu i ALUIZNI-t tha se një listë me emrat e ndërtuesve që kanë braktisur objektet e tyre do të shkojë në drejtorinë e Tatimeve, bashkitë dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit.
?Ne do të fillojmë t?ju përcjellim bashkive listat e këtyre subjekteve dhe do t?ju kërkojmë bashkive që këto shoqëri dhe këta persona të mos pajisen më me leje të reja ndërtimi pa shlyer detyrimet dhe pa kryer procesin e legalizimit për objektet tashmë të ndertura prej tyre. Po e fillojmë këtë proces me Bashkinë e Tiranës. Unë kam këtu një listë me 341 objekte ose persona, të cilat po sot do të përcillen në Bashkisë së Tiranës dhe do t?i kërkohet ajo që thashë më sipër. Asnjë leje e re për këto subjekte pa përmbyllur legalizimin e pallateve të ndërtuara deri më sot.?