Report Tv - Siguria në punë, Seferi: Punonjësit të denoncojnë çdo abuzim

2018-05-30 0

I ftuar në studion e Report Tv, Kreu i Inspektoriatit Shtetëror të Punës, Arben Seferi, foli lidhur me sigurinë e punës në biznese, kushtet dhe kontratat, duke iu referuar ngjarjes së ndodhur 4 ditë më parë, ku u helmuan 12 punonjëse të një fasonerie në Durrës.

Seferi theksoi faktin se fasoneritë kanë probleme me kontratat e punës. Sipas tij ka pasur abuzime në kontratat dhe krijimin e kushteve të punës të papërshtatshme për punëmarrësit. Ai iu bëri thirrje që të denoncohet çdo rast shkelje e mundshme apo abuzimi në punë.

Free Traffic Exchange