Ora News - Shqipëria gati të ndalë skenat e 2015 të emigrantëve në BE por kërkon ndihmë

2018-05-30 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trafikantët po përdorin një rrugë të re për kalimin e emigrantëve nga Lindja drejt Europës.

Kontrabandistët marrin emigrantët nga Greqia dhe përmes rrugës së Shqipëri të kalojnë në Europën Qendrore.

Pikërisht parandalimi i këtij trafiku ishte tema kryesore e takimit që kryeministri Edi Rama pati sot me kancelarin austriak.

Kurz: "Tema kryesore e takimit ishte parandalimi i emigracionit ilegal nga Ballkani drejt vendeve të BE-së. Ne po përjetojmë në Ballkan një rrugë të re të emigracionit.

Kontrabandistët përpiqen të marrin njerëzit nga Greqia dhe përmes rrugës së Shqipëri të kalojnë në Europë. Duhet të luftojmë kundër këtij fenomeni dhe kësaj rruge. Jam i kënaqur që kemi të njëjtin mendim. Duhet të shikoni që shifrat e refugjatëve po rriten dhe duhet të trajtojmë këtë problem që tani, para se të bëhen më të mëdha siç ishte rasti i 2015. Dua të falenderoj kryeministrin për gadishmërinë që Shqipëria tregon për ta parandaluar këtë emigracion.

Na ndihmoni të mos ju lejojmë t'ju përsëriten skenat e 2015."

Nga ana e tij kryeministri Rama shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar por kërkoi dhe ndihmë.

Edi Rama: "Kemi një fluks që po rritet në mënyrë shqetësuese, por që për momentin ka qenë tërësisht i kontrolluar prej nesh. A ma na duhet bashkëpunim i ngushtë dhe i menjëhershëm për të shmangur rishfaqjen e skenave që tronditën Europën e 2015. Kemi dakordësi të plotë për një bashkëpunim të ngushtë me Austrinë e vendet e tjera në këtë proces."

Do ju mbështesim financiarisht

Kancelari austriak tha se Shqipëria do të mbështetet jo vetëm financiarisht por dhe me policë të rinj

Kurz: "Shqipëria ka mbështetjen tonë financiarisht, në mënyrë që të luftojmë këtë emigracion ilegal. Do ta mbështesim dhe në marrëdhëniet bilaterale, me polic të rinj dhe në fushat e tjera. Së bashku me ministrin e punëve të Brendshme, kryeministrin dhe partnerët e tjerë të BE-së të ndjekim një rrugë bilaterale në mënyrë që fluksin e emigrantëve ta ndalojmë përpara se të shtojmë shumë e më shumë."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shqiperia-gati-te-ndale-skenat-e-2015-te-emigranteve-ne-be-por-kerkon-ndihme

Free Traffic Exchange