Report TV - Denoncoi skandalin e pronave në Lezhë, i digjet lokali

2018-05-30 1

LEZHE-Një lokal veror me konstrukt druri është djegur gjatë natës në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Mësohet se lokali i shkrumbuar plotësisht nga flakët është në pronësi të Pjetër Prelës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas gazetarit të Report Tv në Lezhë, Elvis Hila nga deklarimet e rojës dyshohet se zjarri të ketë qenë aksidental, pas një defekti që ka pësuar ekspresi.

Gazetarët nuk janë lejuar nga policia që të afrohen në vendin e ngjarjes, ndërsa lokali i djegur ndodhet pas objektit që është me rreth të kuq te zona e Ranës së Hedhun.

Pronari i lokalit, Pjetër Prela rezulton se është personi që denoncoi skandalin e tjetërsimit të pronave që solli edhe arrestimin e kryebashkiakut Frrokaj dhe disa zyrtarëve të tjerë të institucioneve lokale. Frrokaj më pas u lirua nga gjykata e Apelit, ndërsa hetimet vijojnë në gjendje të lirë për Frrokajn.

Organizatorët e tjetërsuan 236 mijë m2 tokë në vendin e quajtur "Rana e Hedhun" në bregdet, e cila u përfitua nga persona të ndryshëm duke u regjistruar në tokë arë edhe pse në realitet bëhej fjalë për ranishte.

Free Traffic Exchange