Austria mbështet Shqipërinë për hapjen e negociatave - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-30 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri  Edi Rama dhe homologu I tij austriak Sebastian Kurz dolën në një konference të përbashkët për shtyp në Vjene pas takimit dypalesh.



Kancelari austriak falenderoi Ramën për mbështetjen e treguar në luftën kundër emigracionit të paligjshëm ndërsa premtoi edhe ndihme financiare dhe logjistike në këtë drejtim pas kerkeses se bere nga Rama.



Kurz u shpreh I kënaqur me bashkëpunimin ekonomik dhe politik me Shqipërinë.



Më tej kancelari austriak pohoi se është në dijeni se disa vende te BE-së janë skeptike për hapjen e negociatave të Shqipërisë por sipas Kurz, stabiliteti i ballkanit perendimor është vetë stabiliteti I BE-së.



? Mbështesim integrimin e plotë të ballkanit perendimor në Bashkimin Europian?, tha kancelari Kurz.



Nga ana e tij, kryeministri Rama e falenderoi homologun austriak per mbeshtetjen ne lidhje me hapjen e negociatave dhe premtoi bashkepunim te vazhdueshem me Austrine dhe vendet e tjera per ceshtjen e emigranteve te paligjshem.



?Kemi nje fluks te emigranteve qe shkojne ne vendet perendimore dhe per kete gje na duhet te kontribuojme te gjithe, nuk mjafton vetem bashkepunimi me Austrine. Megjithate flukset e tanishme jane shume te uleta ne raport me 2015.?