http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma në drejtësi ka shkaktuar jo pak probleme në sistemin gjyqësor madje dhe në dosje apo ngjarje të provuara për të cilat pritet një vendim sa më i shpejtë.
E tillë është vrasja e gjyqtares Fildes Hafizi në gusht të një viti më parë, ndërsa procesi gjyqësor në ngarkim të ish-bashkëshortit vrasës Fadil Kasemi është kthyer në një lojë ping pongu. Nga Gjykata e Krimeve të Rënda te ajo e Tiranës dhe së fundmi në Gjykatën e Lartë.
Fillimisht vrasja kaloi tek Krimet e Rënda, por me reformën në drejtësi dhe vendimin e Gjykatës së Lartë, Gjykata e Krimeve të Rënda u kthye në strukturën e posaçme antikorrupsion ndërsa të gjitha dosjet që ajo shqyrtonte filluan t?i çoheshin rretheve përkatëse.
Ndryshimit nuk i shpëtoi vrasja e gjyqtares ku dosja i shkoi për kompetencë dhomës penale të Gjykatës së Tiranës.
Gjithçka pritej të niste rregullisht në seancën e kësaj të marte, por edhe Gjykata e Tiranës është konfuze për kompetencat, ndërsa vendosi që ta dërgoje për interpretim në Gjykatën e Lartë.
Gjykata e Lartë pritet të vendosë se kujt i takon kompetenca e shqyrtimit, por edhe këtu vrasja e nënës së dy fëmijëve nuk mund të marrë zgjidhje, kjo pasi Kolegji Penal në Gjykatën e Lartë nuk funksionon.