Report TV - U vra nga ish-bashkëshorti, dosja e gjyqtares Hafizi kalon në Gjykatën e Lartë

2018-05-30 0

Dosja e vrasjes së gjyqtares Fildez Hafizi ka përfunduar në Gjykatën e Lartë. Dosja ka qenë në Gjykatën e Tiranës, e cila ka shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kësaj ngjarjeje, duke kaluar çështjen te Gjykata e Lartë.

Gjyqtarja Hafizi u vra më armë nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasmi, më 31 gusht 2017, një ngjarje e rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.

NGJARJA
Fildez Hafizi u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë. Ngjarja erdhi pas shumë vitesh konflikt. Madje, gjyqtarja ishte kanosur nga Kasemi vazhdimisht, duke kujtuar këtu ngjarjen te ?Shkëmbi i Kavajës?, ku Kasemi ishte edhe i armatosur. Gjyqtarja kishte kërkuar edhe transferim në Tiranë, por KLD e kishte vendosur në Shkodër, rrethin më të largët që ajo kishte kërkuar, pasi ndihej e kërcënuar nga ish-bashkëshorti.

Free Traffic Exchange