Ora News - Fund ankesave 20-vjeçare, rikonstruktohet rruga që lidh Fierin me Parkun e Apolonisë

2018-05-30 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Turistët duhet të mendoheshin dy herë para se të niseshin drejt Parkut të Apolonisë.

Rruga që të çon atje ishte në gjendje të degraduar dhe shpesh herë vizitorët mbeteshin në mes të saj.

Pas thuajse dy dekadash pritje, aksi po i nënshtrohet rikonstruksionit.

Banorët e Pojanit e Dermenasit janë ata që i gëzohen më së shumti ndërhyrjes.

Së pari për përditshmërinë e tyre dhe së dyti për turistët e huaj që i sjellin të ardhura zonës.

Banor: "Jemi shumë të kënaqur. Tani kalon rehat. Këtu nuk kaloje dot as në këmbë."

Përmirësimi i infrastrukturës është reflektuar me shtim të turistëve në Parkun Arkeologjik.

Drejtorja Ornela Durmishaj flet për 15 mijë vizitorë në dy muaj, me trend në rritje.

Ornela Durmishaj: "Ky rikonstruksion ishte jo vetëm pozitiv sepse ndikon dhe në lehtësinë e lëvizjes së turistëve, vizitorëve ditorë por dhe qytetarëve të tjerë. Por i jep krah dhe zhvillimit të zonës."

Ky segment është e vetmja lidhëse mes rrugës nacionale Fier-Seman dhe Parkut Arkeologjik të Apollonisë, një ndër pikat më të vizituara kryesisht gjatë verës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/i-jepet-fund-ankesave-20-vjecare-rikonstruktohet-rruga-qe-lidh-fierin-me-parkun-e-apolonise