Ora News - Shëngjini pa ujë të pijshëm, shkak rrjeti i amortizuar

2018-05-30 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e Shëngjinit ankohen se në disa lagje uji i pijshëm shkon i ndotur duke u kthyer në një problematikë kryesore në këto ditë të nxehta kur zona bregdetare pret mijëra turistë. Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj pranon problematikën, ndërsa e thekson e shkak është rrjeti i amortizuar i ujësjellësit të vjetër që ende furnizon një pjesë të qytetit.

Shëngjini ka nisur sezonin turistik ku pret disa dhjetra mijëra pushues, por furnizimi me ujë të pijshëm mbetet një problem për një pjesë të zonës bregdetare.

Në lagjen e Portit, uji i pijshëm është i ndotur si rezultatet i amortizimit të rrjetit.

Banor: "Uji i pijshëm vjen vetëm me pompa. Nëse stakohet pompa neve nuk na vjen uji. Jemi të detyruar të edhe energjinë e pompës edhe ujin, ne paguajmë dyfish."

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj pranon problemin e ngritur nga qytetarë, ndërsa argumenton se një pjesë e Shëngjinit ende furnizohet me ujësjellësin e vjetër.

Fran Frrokaj: "Shëngjini nuk merr ujë nga Ujësjellësi i qytetit të Lezhës, në disa pjesë. Pastaj cilësia do të ishte mirë që të ishte më cilësore. Në fakt ne e kemi gjetur një ujësjellës të amortizuar."

Zgjidhja shikohet tek pëfshirja e të gjithë Shëngjinit në Ujësjellësin e Ri të Lezhës, por kjo nuk mund të ndodhë ketë sezon turistik që tashmë ka nisur dhe në një kohë kur konsumi i ujit rritet ndjeshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shengjini-pa-uje-te-pijshem-shkak-rrjeti-i-amortizuar