TIRANE- Në komisionin e Medias, kryetarja Albana Vokshi në mbledhjen e sotme u përfshi në një debat të fortë me deputetin e PS, Fidel Ylli për rastin e lëndimit të kryeredaktorit të ?RD? Kasmi në protestën e opozitës.
Vokshi kërkoi nga shumica që të dënonte, atë që sipas saj ishte dhunë e qëllimshme nga policia, por Ylli reagoi duke u shprehur se pas dështimit të protestës, vajti dhe futi kokën te policia, ndërkohë që e dinte shumë mirë detyrën e gazetarit.
Debati Vokshi-Ylli
Fidel Ylli: Këtë konferencë shtypi mund ta bënit në selinë e PD, jo këtu, ne jemi të detyruar që t?u respektojmë. Pse çfarë je ti, Zoti je? Je kryetarja dhe kaq, rri aty.
Albana Vokshi: Pse bërtet?
Fidel Ylli: Jam sportist unë me adrenalinë.. do të dëgjoj ty unë këtu?
Albana Vokshi: Me arrogancë nuk ecni dot..
Fidel Ylli: Ne gazetarit i urojmë shërim të shpejtë, ai i di më mirë detyrat e gazetarit, por pasi dështuat në protestë vajtët dhe futët kokën te policia. Gazetari mos shkojë atje, por të rrijë të bëjë punë dhe jo të shkulë hekurat, ku e njohu polici?
Albana Vokshi: Duhet të mbroni lirinë e mediat dhe gazetarët
Fidel Ylli: Janë vrarë, deputetë dhe gazetarë në bulevard
Albana Vokshi: I çoi kryetari juaj, mish për top. Nuk e kuptoni ca do bëni iu ka kapur paniku
Fidel Ylli: Deri në 28 qershor ju do të bëni të pamundurën të mos hapen negociatat.
Albana Vokshi: Hiqni Xhafën këtë bëni