Ora News - Doganierët grekë në grevë 24-orëshe, ja si duket sot Kakavija

2018-05-30 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Duke filluar nga paraditja e kësaj të mërkure dhe për 24 orë, asnjë automjet nuk do të mundë të kalojë në kufirin Shqipëri-Greqi, për shkak se doganierët grekë janë përfshirë në grevën 24-orëshe që kanë shpallur për më 30 maj sindikatat e vendit.

Ora News komunikoi paraditen e të martës me pikën doganore të Kapshticës, prej nga u konfirmua pjesëmarrja në grevë, nga ora 06,00 e të mërkurës, 30 maj, deri në orën 06,00 të së enjtes, (31 maj)

Gjatë këtij intervali kufirin mund ta kalojnë vetëm këmbësorët që nuk do të kenë me vete bagazhe.

Edhe Kakavjija e Tre Urat do të jenë të bllokuara.

Policia e Gjirokastrës informoi të martën: " Në bazë të njoftimit të bërë nga homologët Grek ku thuhet se në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije Gjirokastër si dhe në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet do të zhvillohet grevë nga pala Greke, duke filluar nga ora 07:00 ditë e mërkurë, datë 30.05.2018, deri në orën 07:00 të ditës së nesërme, datë 31.05.2018."

E paqartë ishte situata paraditen e të martës edhe në doganën e aeroportit ndërkombëtar të Athinës. Përfaqësuesi i sindikalistëve tha për Ora News tha se ata do të marrin pjesë në grevës. Por shtoi se funksionimi apo jo i doganës do të varet nga fakti se sa prej 107 punonjësve do t?u bashkohen grevistëve.

Për shkak të grevës, dy kompanitë ajrore vendase, Aegean Airlines dhe Olympic Air kanë njoftuar anulimin apo ndryshimin e orareve për shumë fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare. Ndërkaq, linja Athinë Tiranë dhe kthim nuk përfshihet në listën e ndryshimeve.

Qytetarët që kanë ndërmend të udhëtojnë me mjete për në Greqi, gjatë kohës së grevës 24 orëshe, është mirë që më përpara të komunikojnë me pikat doganore të Shqipërisë, që kanë marrë informacionin e nevojshëm.

Greva 24 orëshe e të mërkurës parashikohet të jetë një nga më të mëdhatë e kohëve të fundit. Në të është paralajmëruar se do të marrin pjesë shumica e sindikatave të sektorit publik dhe atij privat, përfshirë mediat e shkruara, elektronike dhe ato online.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/neser-greve-ne-greqi-kakavija-dhe-tre-urat-te-mbyllura-mjetet-motorike