Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se forca politike që ai bën pjesë është gati për zgjedhje të parakohshme.
I ftuar në studion e lajmeve të Ora News ai tha se LSI është gati që nesër, ndërsa theksoi se kusht i panegociueshëm është rrëzimi i Ramës.
Pjesë nga intervista
Ilva Tare: Është koha, është momenti a është gati opozita për zgjedhje të parakohshme?
Petrit Vasili: Që nesër!
Ilva Tare: Ky është një skenar që LSI e mbështet,që të shkohet në zgjedhje të parakohshme?
Petrit Vasili: Që nesër, jo për të mirën e opozitës, por për të mirën e një Shqipërie që ka mbetur e mbërthyer në kthetrat e kriminelëve dhe trafikantëve
Ilva Tare: Po çfarë ka ndryshuar nga një vit më parë?
Petrit Vasili: Shkalla e denoncimit dhe ndërgjegjësimit dhe inkriminimit është sot shumë herë më e fortë se një vit më parë dhe për këtë mijëra qytetarë janë aty dhe mbështesin dhe i përgjigjen thirrjeve tona edhe në aktivitete shumë të mëdha që zhvillohen brenda pak ditësh.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zgjedhje-te-parakoshshme-vasili-lsi-eshte-gati-qe-neser