?Mirëdita Dobar dan" është festivali I kulturës së Kosovës në Serbi. Për herë të pestë artistët do të vijnë nga Prishtina në Beograd.
Sofija Todoroviç, ka më shumë punë kësaj radhe. Kërcënimet për protesta kundër kanë ardhur nga tri parti djathtiste kundër festivalit. Autoritetet e kanë lejuar atë dhe do ti mbroj policia. Të rinjtë serb që organizojnë manifestimin nuk heqin dorë.
Sofija Todoroviç: ?Nga kjo atmosferë që ndodh këtu para fillimit të festivalit e shohim që komunikimi mes njerëzve të thjeshtë është I domosdoshëm dhe më I nevojshëm se kurrë?.
Festivali që nderon edhe aktorin e ndjerë Bekim Fehmiu, tenton të afroj dy qendrat në konflikt. E vështirë ka qenë të gjendet hapësira. Organizatorët thonë se nuk ka qëllime politikë. Një ditë para fillimit pengesat janë të shumta.
?Këtij festivali i është dhënë një fuqi që nuk e ka sikurse është njohja e shteteve. Ky festival merret me realitetin dhe jo me gjëra të trilluara dhe politika nacionaliste, por një mundësi e lidhjes mes artistëve të rinj?.
Artistët kosovarë megjithatë do të shfaqen në Serbi. Por, përshëndetja e normalizimit duket larg.