Rudina - Irini Qirjako: 43 vitet e mia ne skene! (29 maj 2018)

2018-05-29 1

www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN, Ajo është ndër këngëtaret më të njohura të muzikës popullore në vendin tonë. Bëhet fjalë për Irini Qirjakon, e cila numëron plot 43 vite në skenë kushtuar këngës popullore dhe veçanërisht asaj polifonike.

Këngëtarja ishte sot e ftuar në studion e ?Rudina? në Tv Klan ku ndër të tjera rrëfeu një nga momentet e saj më të vështira.

?Kam patur një moment të vështirë kur më vdiq vjehrri. E lashë të vdekur në shtëpi sepse kisha një koncert qeveritar. Kisha shumë emocione, por kur dola në skenë harrova gjithçka, truri im punonte vetëm për këngën. Nuk e anullova koncertin sepse skenën e dashuroja shumë dhe rregullat në atë kohë kanë qenë të forta. Këngët e mija nuk mund të mungonin në atë koncert?, tha këngëtarja.

Qirjako tregoi po ashtu edhe për emocionet e performancës së parë në skenë në vitin ?79.

?Unë jam gjithë kohën në lëvizje me aktivitete. Muzika është shpirti im, me këtë lloj muzike jam rritur dhe është dashuria ime. Jam ngjitur në skenë në ?79 dhe emocionet ishin shumë të mëdha. Unë kam fatin që kam emocione, jo nga ato që më shkatërrojnë, por që më japin fuqi për të interpretuar. Kur kam kënduar për herë të parë në skenë më ?79 duartrokitjet nuk pushonin. Unë isha ftohur isha bërë akull. Publiku më kërkoi të kthehesha, u riktheva dhe këndova sërish. Ishte gjëja më mbresëlënëse dhe nuk do ta harroj sa të kem jetë. Unë kam emocione gjithmonë para se të dal në skenë, bëhem akull komplet dhe kur mbaroj më shkojnë djersët çurg. Para se të dal në skenë nuk dua t?i kujtoj këngët që kam për të kënduar, thjeshtë lëviz, eci sepse më jep rezistencë në skenë. Kur dal në skenë futem në botën e këngës dhe komunikoj me publikun me sy mbyllur dhe ata janë një aty për mua?, përfundoi ajo.

Free Traffic Exchange