Misteri për vetëvrasjen e 47-vjeçarit në Shkodër - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-29 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbetet ende mister vetëvrasja e 47- vjeçarit Ardian Kallami një ditë më parë në fshatin Barbullush në Vaun e Dejës.



Vajza e viktimës Romina Kallami tregon se ndaj babait të saj është ushtruar dhunë nga policia dhe sipas saj, i ati i kishte treguar gjithçka.



Vajza tregon më tej se akuzat për vjedhje janë të pavërteta ndërsa bën apel për drejtësi.



47-vjeçari i dha fund jetës në banesën e tij në fshatin Barbullush. Më herët ai u ndalua nga policia si i dyshuar për vjedhje, por pas dëshmisë së dhënë është lënë i lirë.

Kur është kthyer në shtëpi mësohet se u ka treguar të afërmëve se ishte dhunuar nga policia për të pranuar grabitjen që nuk e kishte kryer.



Ndërkaq Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet mbi ngjarjen, ndërsa kreu i policisë Ardi Veliu ka urdhëruar pezullimin nga puna të shefit të komisariatit të Vaut të Dejës dhe dy punonjësve të policisë të cilët morën në pyetje 47-vjeçarin.



Ky është rasti i dyte i denoncimeve për dhunë në komisariate, pas atij të Korçës, ku një 27 vjeçar u gjet i vdekur në ambientet e brendshme të policisë e sipas familjarëve, me shenja të shumta dhune në trup.

Free Traffic Exchange