Një makinë është gjetur e përmbysur jashtë rruge në fshatin Drashovisë të Vlorës. Nuk dihet ende se kujt i përket automjeti i aksidentuar pasi asnjë person nuk është gjetur brenda në makinë.
Sipas burimeve është drejtuesi e ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po zbardh shkaqet e aksidentit të automjetit dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.