Rreth 30 mjekë kanë marrë një ditë më parë letrën e largimit nga detyra, për shkak të ristrukturimit të spitaleve në vend. Report Tv ka zbardhur urdhrin e FSDKSH për largimin e tyre nga detyra, për të cilën mjekët thonë se nuk ju është dhënë asnjë arsye.
Ata kanë kërkuar sot një takim me drejtorin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, por nuk janë pritur prej tij. Mjekët e larguar kërkojnë t?iu bëhen transparente arsyet e largimit nga detyra, si dhe kriteret që duhen për të mbajtur vendin e punës.