Përplasjet politike të javëve të fundit mes maxhorancës dhe pakicës deri tani nuk i kanë shtrire efektet e tyre tek Reforma Zgjedhore.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi thotë se komisioni po vazhdon punën. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE si Ruçi ashtu dhe Thomas Greminger shprehen besimplotë se palët do të kryejnë këtë reformë kaq të rëndësishme ndërsa sjellin në vëmendje në mënyrë të sinkronizuar se pavarësisht tensioneve të herëpashershme kur vjen puna tek çështjet e mëdha palët në Shqiperi bëhen bashkë.
Sekretari i përgjithshëm i OSBE ju kujton palëve politike në Shqipëri se në duan votimin apo numërimin elektronik është tani koha që të ndërmarrin hapat e nevojshme pasi teknologjia duhet të testohet në zgjedhjet lokale përpara se të përdoret në zgjedhjet parlamentare.
Ruçi dhe Greminger firmosën një memorandum mirëkuptimi ku përfshihet dhe Ambasada e Zvicrës e që synon të rrisë ndërgjegjësimin qytetar për të qenë me pjesëmarrës në proceset vendimmarrëse.