Rama: S’largohem nga qeveria se do opozita

2018-05-29 0

Dorëheqjen për shkak se opozita e kërkon duke protestuar, Kryeministri Edi Rama nuk e sheh si një opsion që mund t'i marrë kohë për ta menduar. Në një intervistë dhënë për France 24 gjatë qëndrimit në Paris ku ndodhet që prej pasdites të së hënës, Rama e sheh si funksionim demokratik të brendshëm politik protestën e opozitës dhe kërkesat e saj në të njëjtën kohë që qeveria vazhdon të rri në drejtimin e punëve të vendit.

"Mendoj se nuk është një lajm për botën, është jeta demokratike e vendit, ku ka një opozitë që proteston dhe një qeveri që qeveris. Pra, kjo është e gjitha. Ata kërkojnë dorëheqjen tuaj, ju nuk keni ndërmend të largoheni. Kërkesa për largimin e kryeministrit në Shqipëri bëhen gjithmonë, duke marrë parasysh që jemi në demokraci, kjo është normale. Por, përse kjo kërkesë po bëhet këtë herë, ata po e kërkojnë hapur, po akuzojnë ministrin e Brendshëm se po mbron vëllain e tij, i cili është dënuar në mungesë për trafik droge. Çfarë po ndodh? Kur flas në gjuhë të huaj nuk flas asnjëherë për opozitën. Është diçka mes nesh. Ju thatë se është jeta demokratike dhe se ju nuk do të jepni dorëheqjen. Përse? Sepse ju keni këtu manifestime shumë më të mëdha dhe kjo është jeta demokratike e vendit dhe kjo është normale, apo jo?"