Aksidenti në Elbasan rikthen alarmin e impianteve të pasigurta - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-29 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksidenti i dy ditëve më parë në Elbasan ku një 24 vjeçar humbi jetën ka risjellë në vëmendje përdorimin e automjeteve me impiante gazi.



Ekspertët e policisë konkluduan se pas përplasjes, i riu kishte humbur ndjenjat, por flakët e asfiksuan e i morën jetën Klodian Korançes



Nga të dhënat e ekspertizës mjekoligjore 24 vjecari ishte asfiksuar nga shpërthimi i gazit dhe pikërisht kjo rezultoi fatale. Nga ana tjetër, hetuesit pritet të dalin në një konkluzion tjetër porsa i përket impiantit të gazit, nëse ai ishte vendosur për kursim siç ndodh rëndom me automjetet në vendin tonë dhe ilegalisht, apo impianti ishte i pasqyruar me dokumente.



Aksidenti i rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të së hënës në aksin rrugor Elbasan -Metalurgjik, ku mjeti tip ?Benz?, humbi kontrollin, duke u përplasur me rrethimin e një servisi në anë të rrugës.



Si pasojë e përplasjes mjeti shpërtheu, ndërsa drejtuesi 24 vjeçar banues në lagjen Skënderbej humbi jetën në vendngjarje.



Heqjen e mjeteve të tilla nga qarkullimi e propozoi 4 vite më parë ish-deputeti i Partisë Socialiste Artan Gaçi, i cili i cilësoi si bomba lëvizëse, por propozimi i tij mbeti ne dyert e Kuvendit.



Prej kohësh homologimi i impianteve të gazit në automjete nuk bëhet i certifikuar, ndërsa pothuajse të gjitha serviset në Shqipëri ofrojnë shërbime të tilla jashtë çdo standardi.

Free Traffic Exchange