Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, së bashku me Ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz kanë inspektuar portin e Durrësit ku tashmë përpunohen dhe ngarkesa të mëdha.
Gjiknuri: Siç e shikoni është duke u përpunuar një nga ngarkesat më të mëdha që kanë ardhur ndonjëherë në Shqipëri të mullinjve me erë. Ata janë duke u instaluar në Kosovë por po përdoret Shqipëria si tranzit dhe Porti i Durrësit i përzgjedhur për shkak të kapaciteteve të tij. Është një arritje shumë e madhe për Portin e Durrësit pasi është edhe një lloj eksperience e fituar nga gjithë operatorët këtu që janë marrë me transportimin e mallrave që kërkojnë një trajtim të veçantë, si nga pikëpamja e shkarkimit por edhe transportimit në destinacion.
Më tej, Gjiknuri ka sqaruar se është duke u biseduar edhe për zgjidhjen e problematikave të trashëguara.
Gjiknuri: Jemi duke punuar me kompaninë për të zgjedhur edhe disa probleme të trashëguara. Një hap i parë ka qenë edhe kontributi që ata do të japin për hapjen e një shkolle të Marinës Profesionale që do të njihet në të gjithë botën, pra një trajnim profesional për të çertifikuar marinarë shqiptarë që të kenë mundësi të punojnë jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë. Qeveria gjermane gjithnjë ka shprehur interesim për zhvillimin e projekteve infrastrukturore por në veçanti edhe për mbarëvajtjen e bizneseve gjermane në Shqipëri.
Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë u shpreh optimiste për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mes kompanive gjermane dhe institucioneve shqiptare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjiknuri-dhe-ambasadorja-gjermane-inspektojne-portin-e-durresit