TIRANE-Të rinjtë e FRPD dhe LSI po protestojnë para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin e Fatmir Xhafës. Me pankarta në duar ?Tahiri i lirë, kuksianët në burg?, thirrje ?Rama ik, Xhafaj ik? protestuesit kanë qëlluar me vezë, bojë dhe hetra higjenike në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Gjithashtu ata mbanin në duar pranga, gomone dhe peshq me fotot e Xhafajt dhe Ramës. Policia ka formuar një kordon para Ministrisë së Brendshme. Kryetari i FRPD, Këlliçi u shpreh se Rama ka kriminalizuar cdo qelizë të shtetit, ndërsa Xhafaj duhet të largohet.Protesta e sotme e të rinjve opozitarë vjen pas asaj të së shtunës para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme.