Reforma Zgjedhore, Ruçi: Jam besimplotë. OSBE: Shqiptarët e gjejnë konsensusin, kur duan

2018-05-29 0

TIRANE- Gramoz Ruçi zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger, ndërsa firmosi një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë. Tema kryesore e bisedës ishte Reforma Zgjedhore në Shqipëri. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë u shpreh se objektiv është miratimi sa më shpejt i reformës. Referuar situatës politike dhe kërcënimit të opozitës për bojkot apo djegie mandatesh, Ruçi u shpreh besimplotë se do të gjendet gjuha e përbashkët për këtë reforma.

Falenderoj Sekretarin e përgjithshëm për vizitën dhe mbështetjen që na ka dhënë. Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur për Reformën Zgjedhore. Kuvendi i Shqipërisë është i vendosur për të kryer këtë Reformë. Ndryshe nga herët e tjera kemi filluar nga puna që në fillim të kësaj legjislature, për t?i dalë përpara problematikave. Reforma para zgjedhjeve të 2019. OSBE mbështetje për përmirësimin e legjislacionit. Mund të them që faktorët politikë në Shqipëri, ka pasur momente edhe më të nxehta se kjo dhe si rezultat i bashkëpunimit është arritur mirëkuptimi për mjaft cështje të rëndësishme, i tillë ka qenë momenti i ngritjes së organeve të Vettingut, apo Kodi i Sjelljes. Ky komision bipartizan, jam besimplotë që do të arrihet në një produkt final. Nuk ka opozitë në botë që mund të interesohet për probleme të tjera. Komisioni është duke punuar. Mezi pres që komisioni të sjellë për miratim produktin. Votimi elektronik dhe i emigrantëve po diskutohen, jemi në pritje të produktit.