Presidenti i Republikës, Ilir Meta, merr pjesë në meshën e shenjtë të mbajtur nga Arqepshkvi Metropolitan i Firences, Kardinal Giuseppe Betori në Kishën e Shna Ndout në Laç.
Presidenti Meta vlerëson Hirësinë e Tij më të Shkëlqyer, Kardinalin shqiptar Ernest Simoni (Troshani) me Dekoratën ?Gjergj Kastrioti Skënderbeu? me motivacionin: ?Kardinalit të shquar shqiptar, përfaqësuesit të brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit, dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes e qëndresës dinjitoze në shërbim e në respekt të atdheut dhe kombit?.
Shumë i lumtur që ndodhem në Kishën e Shna Ndout, në shtëpinë e Zotit, në këtë vend të shenjtë pelegrinazhi, një nga kishat më të dashura, për të gjithë. Jemi mbledhur në kishën simbol të qëndresës dhe të lutjeve, për të nderuar së bashku Kardinal Troshanin. Kardinal Troshani një nga simbolet e gjalla të qëndresës dhe të lutjeve, një personalitet i spikatur i besimit katolik. Kardinal Troshani, promovues universal i vlerave të paqes, dashurisë, humanizmit, harmonisë e bashkëjetesës ndërfetare. Kam vendosur të nderoj Kardinalin e shquar shqiptar, Ernest Simoni Troshani, me Dekoratën e lartë ?Gjergj Kastrioti Skënderbeu?. Kjo dekoratë me emrin e madhështorit e të pavdekshmit Heroit tonë Kombëtar, ?shqiptarit më të gjallë ndër të gjallët?, siç do të shprehej Fan S. Noli, i jepet sot Kardinalit Troshani.