Ora News - Alibeaj: Qeveria djalli që ka dalë nga shishja, të hapen negociatat për ta kontrolluar

2018-05-28 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, thotë se duhet të hapen sa më parë negociatat në mënyrë që të kontrollohet sa më shumë qeveria.

Alibeaj: Ne jemi në një moment të tillë ku pas një muaji do të duhet të merret një vendim i madh nga BE. E duam një orë e më parë çeljen e negociatave sepse në këtë situatë ku krimi dhe qeveria janë bërë njësh, një aliazh ky shumë i rëndë për të ardhmen e vendit, do të duhet të ketë sa më shumë aleat për t'u përballur me këtë përbindësh që quhet qeveri. Ne besojmë që hapja e negociatave do të duhet të jetë një mjet për ta vendosur në mbikëqyrje këtë qeveri, djalli që ka dalë nga shishja. Sot ajo që u vendos është respekt të të gjithë shqiptarëve për integrimin në Evropë, opozita ka marrë përsipër tashmë e vetme, pikërisht atë që quhet interesi më i madh i shqiptarëve të bëjnë ç'është e mundur për të hapur negociatat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/alibeaj-qeveria-djalli-qe-ka-dale-nga-shishja-te-hapen-negociatat-ta-kontrolluar