Nis ndërtimi i rrugës së Apolonisë, Dyrmishi: Rikontruksion pozitiv, rrit numrin e turistëve

2018-05-28 0

Pas shumë vite ankesë nga ana e banorëve të fshatit Pojanë në Fier, më në fund ka marrë zgjidhje ndërtimi i rrugës që të çon në këtë fshat. Por rruga që të çon në fshatin Pojanë lidh edhe parkun arkeologjik të Apolonisë, çka për shumë kohë kishte dëmtuar mjaft, sa i përket vizitueshmërisë këtë monument me vlera të rralla historike.

Shumë agjensi turistike e devijonin Apoloninë për shkak të rrugës, ndërsa ndërtimi i saj mund të sjellë një rritje të ndjeshme të turistëve që vizitojnë qytetin historik. Report Tv e ka ngritur disa herë problemin e rrugës, ku për banorët ishte kthyer në gangrenë.