24.5 mln lekë dëm nga tjetërsimi i pronave, KLSH kallëzon ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

2018-05-28 1

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht ish-kryetarin e Bashkisë Rrogozhinë, pasi akuzohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerën e 24.5 milionë lekësh nga tjetërsimi i pronave.

KLSH ka paditur ish-kryebashkiakun N.D., i cili akuzohet se ka shpërdoruar detyrën, në cilësinë e Kryetarit të Komisioni i Qiradhënies të Tokës Bujqësore të Pandarë. Gjithashtu, së bashku me të është kallëzuar edhe mbikëqyrësi i punimeve, shtetasi V. M.