Report TV - Vrasja e Marvi Mihalit, ndryshohet akuza për 3 të rinjtë që u liruan

2018-05-28 0

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit të ri që po heton vrasjen e 22-vjeçarit, Marvi Mihalit, për të ndryshuar masën e sigurisë për tre të rinjtë që u liruan në datë 11 maj. Pak ditë më parë gjykata vendosi që të lironte nga burgu Eugen Bitrajn, Kridens Allën dhe Marsel Allën, ndërsa i vetmi që mbeti në qeli është Dejvi Bitraj.

Por, Report Tv mëson se para dy javësh, pas lirimit të tre të rinjve, babai i Marvit, Pavllo Mihali ka zhvilluar një takim me Kryeprokuroren Arta Marku. Pas takimit, Marku ka kërkuar ndryshimin e prokurorit nga Artan Lulaj te Gjergji Tako dhe ky i fundit rihapi hetimin.