Ndalohet në Kosove Albert Veliu, dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin

2018-05-28 0

Albert Veliu apo Dëshmitari X, që regjistroi audiopërgjimin ku pretendohet se vëllai i Fatmir Xhafajt flet për një çështje droge, u ndalua të dielën në Shtime, pranë Ferizajt në Kosovë.

Ai ishte bashkë me djalin e tij, në momentin e ndalimit nga policia vendase. Ende nuk dihet motivi i ndalimit të tij, por dyshohet se Veliu ka kaluar kufirin ilegalisht.

Zyra e shtypit e Policisë së Kosovës konfirmoi se bazuar në autorizimet ligjore, janë ndaluar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe se ata janë trajtuar sipas ligjit, por nuk jep motivin e ndalimit.

Veliu bashkë me të birin u dërguan në ambientet e Policisë së Shtimes, ku po mbahen të izoluar.

Burime Zyrtare në Prokurori thonë se ndaj Albert Veliut nuk ka asnjë urdhër ndalimi nga autoritetet shqiptare. Ky i fundit është një nga personazhet e audiopërgjimit në të cilin pretendohet se flet për pazare droge, me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm. Ende nuk dihet nëse Veliu do të deportohet në Shqipëri, apo do të mbahet në Kosovë.

Free Traffic Exchange