Ora News - Ligji anti-duhan, kërkohen ndryshime për penalitetet, gjobat përsëritëse nuk japin efekt

2018-05-28 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Shëndetësisë dhe deputetë të mazhorancës kërkojnë të bëjnë ndryshime në ligjin anti-duhan në kuadrin e gjobave, për shkak se subjektet po përsërisin shkeljet. Si ves, duhan-prirja është shndërruar në një fenomen social dhe shëndetësor me pasoja deri në fatalitet. ¼ vdekje i atribuohen sëmundjeve që shkaktohen nga duhani.

Një në katër vdekje nga sëmundjet kronike, kryesisht ato të mushkërive dhe tumorale, i atribuohen duhanpirjes.

Në 3 vitet e fundit rezulton rritje me rreth 10% të femrave duhanpirëse.

ISHP raporton përmes studimeve se 6.8% nxënësve mbi moshën 15 vjeç kishin eksperimentuar me duhanin, ndërsa 2% janë duhanpirës të rregullut.

Ky ves është problem social dhe ekonomik, për shkak të kostove dhe pasojave në shëndetin e popullatës, por ndërkohë autoritetet kërkojnë respektim të ligjit.

Në një vit janë kryer 16 mijë inspektime, 300 subjekte në 2017 janë gjobitur, madje një subjekt është është gjobitur deri në 9 herë.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha në komisionin parlamentar të Shëndetësisë se duhet të bëhen ndryshime ligjore në lidhje me penalitetet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ligji-anti-duhan-kerkohen-ndryshime-penalitetet-gjobat-perseritese-nuk-japin-efekt

Free Traffic Exchange