Opozita ka zhvilluar ditën e sotme një takim të përbashkët pas protestës së ditës së shtunë para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme. Në përfundim të takimit, përmes një deklarate për mediat opozita e bashkuar deklaron se aksioni opozitar do të vijojë deri në largimin e Fatmir Xhafës, pasi sipas saj po mban peng integrimin.