Ora News - Saimir Tahiri do të hetohet në liri, pa masë sigurie

2018-05-28 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Apeli shuan masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Saimir Tahirin.

Ish ministri i Brendshëm do të hetohet pa masë sigurie.

"Gjykata e Apelit shfuqizoi vendimin e Gjykatë së Krimeve të Rënda. Klienti im do të hetohet tani e tutje pa masë sigurie" u shpreh avokati Maks Haxhia.

Maks Haxhia: Vendimi përfundimtar i gjykatës ishte shfuqizimi i vendimit nr 97 datë 12 maj 2018 dhe vendimit 101 datë 15.52018 ku u vendos masa e arrestit të shtëpisë dhe momentalisht Tahiri është pa masë sigurie.

Pyetje: Kush ishte qëndrimi i Prokurorisë në këtë rast?

Maks Haxhia: Prokuroria mbështeti qëndrimin e Shkallës së Parë

Pyetje: Fitoni dy herë përballë një vendimi të gjykatës së shkallës së parë për krime të rënda, keni zhbllokuar pasaportën dhe keni hequr masën e sigurisë, keni një koment pse është bërë kjo?

Maks Haxhia: Pavarësisht se kjo është një reklamë, unë nuk kam më moshë për reklamë. Unë nuk do ta quaja fitore, për mua ishte një fitore për konsolidimin e praktikës lidhur me masat e sigurisë sepse ka një praktikë të zgjeruar të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë që përcakton qartë, krieteret e përgjithshme dhe të posaçme kur merret një masë sigurie.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shuhet-masa-e-sigurise-arrest-shtepie-saimir-tahirin