Futbollistët e Vllaznisë janë gjobitur me dy muaj rrogë nga klubi, si pasojë e mosrealizimit të objektivit. Ekipi shkodran ra nga Kategoria Superiore pas 57 vitesh dhe kjo ka zhgënjyer pa masë tifozët e shumtë të kësaj skuadre.
Drejtuesit e klubit shkodran, përveç gjobës, pritet të shkrijnë Vllazninë B dhe në ekipin e parë të mbajnë vetëm të rinj vendas, për ta ngjitur vitin tjetër ekipin elitën e futbollit.
Zhvillime të tjera në kampin shkodran. Drejtuesit e klubit të Vllaznisë kanë vendosur të gjobisin me dy muaj rroga të gjithë futbollistët kuqeblu për mosrealizmin e objektivave. Këtë krerët e klubit shkodran e mbështesin në pikat e rregullores së brendshme dhe në kontratat individuale të lidhura me çdo lojtar.