Report TV - Tubimi i opozitës, procedim për 31 protestues mes tyre edhe kryeredaktori i ‘RD’

2018-05-28 0

31 persona që morën pjesë në protestën e opozitës, mes tyre edhe kryeredaktori i ?RD? Bledi Kasmi pritet që të procedohen nga policia për incidentet ditën e shtunë në tubimin para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Policia e Shtetit e ndihmuar nga ekspertë të huaj po analizon të gjitha pamjet nga protesta për të filluar më pas procedimet. Nga të dhënat e para mësohet se numri i personave që do të akuzohen për kundërshtim dhe goditje të policëve është 31.

Mes tyre është edhe kryeredaktori i ?RD? Bledi Kasmi, pasi sipas të dhënave nga grupi hetimor nga analizimi i pamjeve rezulton se ka goditur dhe kundërshtuar policët. Gjatë protestës ai mbeti i lënduar, pasi goditi me kokë rrjetën me të cilën shtyu policët para Ministrisë së Brendshme.