Report Tv - Elbasan, mjeti përplaset me rrethimin e një servisi, shkrumbohet bashkë me 24-vjeçarin

2018-05-28 0

Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik. Një makinë tip autoveturë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në një servis makinash, pasi ka shkatërruar portën e servisit.

Mjeti është përplasur me derën kryesore të servisit dhe murin rrethues, të cilat janë shembur duke i marrë jetën në vend drejtuesit të makinës, 24-vjeçarit Klodian Korançe. Më pas, makina është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht, së bashku me trupin e viktimës, që ndodhej brenda.

Free Traffic Exchange