http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt aksi Vlorë ? Radhimë do të jetë gati për pushuesit që do të zgjedhin bregdetin e jugut për të kaluar pushimet verore.
Autoriteti i Rrugëve ka nisur punën për rehabilitimin e këtij aksi, i cili prej kohësh ishte kthyer në shqetësim për kalimtarët dhe banorët e zonës.
Problemi më serioz ishte rrëshqitja e rrugës për shkak të ujërave që rrjedhin nga kodrat. Kjo situatë ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.
Topografi Hysen Trungu thotë se këto ujëra do të disiplinohen dhe do të kalojnë poshtë rrugës.
Rehabilitimi i aksit nacional që të çon drejt jugut të vendit do të përfundoje brenda këtij muaji.