Mogherini: Progres me emrin e Maqedonisë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-28 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian Federika Mogerini  është shprehur optimiste dhe e kënaqur nga negociatat për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë. Pas takimit me Ministrin e jashtëm të ish republikës jugosllave, Nikola Dimitrov Mogerini u shpreh se është bërë progres



?Jemi shumë të inkurajuar nga përparimi i kryer mes dy vendeve, në veçanti për negociatat ndërmjet Shkupit dhe Athinës në lidhje me çështjen e emrit. Do të punojmë të gjithë për të mbështetur një rezultat pozitiv nga negociatat e rëndësishme.?Nga ana e saj Ministria e jashtme e Greqisë është shprehur me anë të një komunikate se ?të dy ministrat e jashtëm të Greqisë dhe të ish republikës jugosllave të Maqedonisë kanë përfunduar punën e tyre të ngarkuar nga kryeministrat e dy vendeve. Sot dhe nesër vazhdon puna e grupeve teknike për çështjet ligjore.Deklarata sqaron më tej se sapo të përfundojnë dhe teknikalitetet ligjore, dokumentet do t?u dorëzohen dy kryeministrave Cipras dhe Zaev, të cilët do të kryejnë marrëveshjen përfundimtare.

Free Traffic Exchange