Avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka komentuar par Apelit të Krimeve të Rënda deklaratat e ambasadorit Donald Lu, i cili tha një ditë më parë se gjyqtarëve ju është ofruar ryshfet, ndërsa i bëri thirrje gjykatës të vendosë bazuar në prova e fakte.
Avokati Maks Haxhia tha se e ndan në dy pjesë deklaratën e kryediplomatit amerikan. Sa i takon ryshfetit, avokati tha se është kalkulim opinionesh, ndërsa shtoi se nëse gjykata vendos në bazë të provave dhe ligjit, Tahirit duhet t?i hiqet sot masa e arrestit.
Ishte një mesazh shumë dimensional. Unë e ndava në dy pjesë, mesazhin e qarkullimit të opinioneve, sic ndodh rëndmon në Shqipëri, kur ka probleme të tilla, që të dyja palët kundërshtare hapin fjalë se qarkullojnë presione ose para.
Mesazhi i Lu ishte shumë i rëndësishëm se gjykata duhet të gjykojë në prova dhe në ligj, dhe nëse ndodh kjo Tahirit sot duhet t?i hiqet masa e arrestit në shtëpi.
Avokati Maks Haxhia