Një automjet është përfshirë nga flakët të dielën në autostradën Tiranë-Durrës. Shkak është bërë shpërthimi i kondicionerit të automjetit BMW X5, që siç mund të shihet në këto pamje të mbërritura në redaksinë e tvklan.al, është përfshirë i gjithi nga flakët.
Ngjarja ndodhi në fjalë rreth orës 15:30, në kilometrin e 5-të të autostradës. Burime thonë se makina me targë K39J748 ishte në pronësi të E.B. Ky i fundit mësohet se ka dalë menjëherë sapo ka dalluar se diçka nuk shkonte me automjetin e tij.
Fatmirësisht nga kjo ngjarje pati të ndaluar.
E diela që lamë pas nuk shënoi vetëm këtë incident. Në të njëjtën video, mund të dallohet se përgjatë rrugës kanë ndodhur të paktën dy aksidente. Në njërin prej rasteve automjeti mund të shihet i kthyer në anë në rrugë./tvklan.al