Ora News - Banorët e Golikut protestë kundër shpërthimeve me dinamit në rrugën Qukës-Pllocë

2018-05-28 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Punimet për rrugën Qukës-Pllocë kanë nxjerrë në protestë banorët e fshatit Golik në Pogradec.

Ata thonë se janë të terrorizuar nga shpërthimet me dinamit, të cilat u kanë shkatërruar dhe banesat.

"Jemi banorët e kësaj lagjeje ku është bërë një shpërthim i fuqishëm.Për pasojë copat e shkëmbinjve, gurë gjithandej janë shpërndarë në zonën e banuar, edhe tek shtëpitë. Kemi dëmtime serioze të objekteve, dëmtime materiale kryesisht. Më kryesorja është se nuk ëahtë bërë një njoftim në lidhje me këtë shpërthim dhe banorët janë terrorizuar me të drejtë. Na ka ruajtur Zoti se mund të kishim dhe humbje jete. Zona është e banuar" tha një përfaqësues i banorëve.

Për ngjarjen në fjalë ata thanë se nuk kanë pasur asnjë kontakt me firmën që po kryen punimet.

"Lidhur me këtë ngjarje i kemi pritur nga ora 7 e mëngjesit dhe deri tani, nuk kemi pasur asnjë kontakt nga firma përkatëse".

Janë mbi 10 banesa që rrezikojnë. Banorët e Golikut paralajmërojnë se do të bllokojnë punimet.

"Askush nuk merr masa për këtë skandal. Do bëjmë vetëgjyqësi".
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/banoret-e-golikut-proteste-kunder-shperthimeve-me-dinamit-ne-rrugen-qukes-plloce